E BUJSHME/ Kurdët kërkojnë pavarësinë bazuar mbi dokumentet e Sami Frashërit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket e pabesueshme, por veprat e Sami Frashërit janë duke u përdorur sot nga autoritetet kurde për të shënuar ndasitë e tyre kulturore dhe gjeografike me popullsitë e tjera të Lindjes së Mesme.

Gjatë viteve të fundit, studiues kurd në Irak, Turqi dhe Siri janë duke iu referuar enciklopedisë së Sami Frashësit (Në Turqi dhe ish-Perandorinë Osmane thirrej Semsedin Sami) ku ndër të tjera thuhet se qyteti i Kirkukut, në atë kohë pjesë e vilajetit të Mosulit është e Kurdistanit dhe kryesisht e banuar nga kurdët, përcjell Albeu.com.

"Dy të tretat janë kurd, kurse pjesa tjetër arab, turq dhe të tjerë...", shkruan Sami Frashëri në enciklopedinë e tij "Kamus-i Alam" (Fjalori i Botës).

"Sami Frashëri është një familja e themeluesve të klubit të Galatasarayit. Shkrimtar, studiues dhe enciklopedist osman, ai është me origjinë nga Frashëri i Shqipërisë. Askush deri më tani, as turqit, as arabët dhe as persët nuk thonë se enciklopedia e tij nuk ështe e vërtetë"., - shkruajnë kurdët kur i referohen çështjes në fjalë.

Kurdët e Irakut kryesisht, por edhe ata të Sirisë janë në një përpjekje për të krijuar shtetin e tyre në atë rajon duke bërë kështu që të shfrytëzojnë burimet ku të mbështesin kauzën e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori