Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është rishfaqur në
publik, pas tre javësh spekulime lidhur me gjendjen e tij
shëndetësore dhe pasi u
përfol i vdekur.
Ai u pa i buzëqeshur dhe në formë të mirë
shëndetësore.
Kim u shfaq për të prerë shiritin në një fabrikë fertilizimi në Sunchon të premten, me rastin e ditës së punëtorëve, 1 Majit.
Agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA, shkruan se prej pranisë së tij “që të gjithë pjesëmarrësit duartrokitën furishëm dhe thirrën ‘jetë të gjatë’.
Gjatë mungesës së tij në media, u
përfol si i sëmurë rëndë, madje edhe si i vdekur pas një ndërhyrje delikate kirurgjikale, teksa nuk munguan fotografi ku sugjerohej si i vdekur.
Por Seuli vazhdimisht i mohoi këto zëra, duke i cilësuar si të pavërteta.
Shtuar më 02/05/2020,
ora 09:04