E armdhja pa karta krediti, pagesat do të bëhen me skanimin e dorës
Nismëtarja e idesë është Amazon, që ka nisur testimin e një mënyre të re pagese në supermarketet Whole Foods në Shtetet e bashkuara.

Në vend të kartës së kreditit apo debitit, do të përdoret thjesht skanimi i dorës. Në zyrat e Amazonës në Neë York ka filluar tashmë të përdoret kjo mënyrë për të kryer blerja nga makineta.

Sistemi i ri i pagesave i Amazon – i njohur me emrin Orville – nuk do i kërkon klientëve të prekin sipërfaqen e skanimit; por përdor vizionin kompjuterik dhe thellësinë gjeometrike për të identifikuar formën dhe madhësinë e secilës dorë që skanon, përpara se t`i kalojë blerjet në kartën e kreditit të blerësit.

Skanuesit e duarve do të lidhen me llogaritë e klientëve në Amazon Prime në mënyrë që ata të përdorin kartat të cilat janë tashmë të skeduara.


Shtuar më 05/09/2019, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori