E bëri dorën “sallatë” në Kompaninë Hako, rrëfehet i riu: Inxhineri tentoi të ma mjekonte vetë në infermierinë e punës

Genci Kallari, 31-vjeç, ka rrëfyer në një nga momentet më të zeza në jetën e tij. Gjatë orarit të punës në Kompaninë Hako si mbëshës salsiçes, i ndodh nje icident ku dëmton rëndë njërën dorë.

Ai thotë për News24 se në ato momenti i dukeshin vetëm kockat, por edhe pse ishte rëndë, Kallari tregon se inxhinieri i punës kishte hezituar për ta dërguar direkt në spital, duke tentuar t’ia mjekonte vetë dorën në infermierinë e punës.

Më pas ka pranuar ta dërgojë në spital, por vonoset e shumta e rënduan akoma më shumë gjendjen e tij.

“Kam menduar për kompaninë, por ato më kanë bërë shumë lojëra. Ata s’e kanë vlerësuar atë që kam bërë unë për to.

Pavarësisht peripecive, jam i prekur nga administratori Hako, sepse kam pasur një takim me të. Erdhi inxhinieri teknik Ylli, që i bëri fjalë shoferit se përse e ke dërguar në spital. Më tha më pas që të më mjekonin dorën. Vetëm kockat kanë qenë të dukshme. Dora ka qenë komplet e hapur. Ata donin të më jepnin ndihmën e parë vetëm për të mbuluar veten e tyre.

Preznete ka qenë Anila Piraçi, ekonomiste. Pastrimin e dorës ma ka bërë inxhinieri teknik, Ylli. Ishte vetëm dhoma e fshehtë e infermierisë. Inxhinier hoqi jelekun. E kam thënë dhe në Prokurori. Ata se kanë marrë ende jelekun. U hoq jeleku i punës, më hapi dorën sepse e kam pas të mbledhur, i hodhi ujë të distiluar. Nuk ma kanë mjekuar më.

I tha një tjetër, Aliu, shoferi që më çoi ‘që do të shkojë për mjekim’. Inxhinieri tha që po, por me kusht që të ishte edhe ai. Erdhi përgjegjësja që më urdhëroi të hiqja rrobat e punës. Shkova te dhoma e ndërrimit, hoqa rrobat e punës dhe pas kësaj ikëm. Mora jelekun e punës dhe mblodha dorën.

Thjesht ma fashoi, e mblodha dorën, por e mbajta logon e Hakos që të mos ma shihnin. Kam shkuar te spitali, drejt Spitalit Ushtarak ishte një si kryqëzim, aty para derës kam pritur 40 min që të vinte inxhinieri. E merrte shoferi dhe thoshte që a po vjen se nuk është mirë. Shoferi donte të më merrte ujë, por nuk doja.

Më rrinte mendja te spitali. Kam qëndruar 40 minuta që të vinte inxhinieri. Ai mbërriti më pas, më tha që të shkoja në makinën e tij”, tha i riu.


Shtuar 1.04.2022 14:30