Pse përdori 19 identitete të rreme? Zbulohen të vërteta të tmerrshme për vdekjen e Michael Jackson

Mbreti i muzikës pop Michael Jackson u nda nga jeta në qershor të vitit 2009 për shkak të një mbidoze droge. Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë. Kjo u zbulua nga New York Post duke cituar dokumentarin e ri “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”, që pritet të dalë në shtator.

Këngëtari u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Los Anxhelos në qershor të vitit 2009-ës. Vdekja u shkaktua nga një mbidozë e disa ilaçeve dhe çështja u mbyll si vrasje dhe mjeku i tij, Conrad Murray, u konsiderua përgjegjës për vdekjen e tij.

Edhe pse mjeku ishte përgjegjës kryesor, sipas dëshmive në dokumentar, abuzimi me drogën i yllit të popit ishte i mundur falë disa mjekëve, jo vetëm një. Orlando Martinez, detektivi i LAPD-së i caktuar për këtë rast tha se: “Rrethanat që çuan në vdekjen e tij janë rezultat i disa mjekëve që e lejuan atë të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur dhe ku donte. Të gjitha janë arsyeja që ai vdiq”.

Sipas mjekut Ed Winter, Jackson kishte krijuar 19 identitete të rreme. Kirurgu plastik Harry Glassman, deklaroi se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor.

Rikujtojmë, se tri këngë të ish-mbretit të pop-it janë hequr nga shërbimet e transmetimit, pas pretendimeve të vazhdueshme se ato përmbajnë vokal të falsifikuar. “Monster”, “Keep Your Head Up” dhe “Breaking Neës” të gjitha të paraqitura në albumin e përpiluar pas vdekjes së Jackson. Që atëherë këngët kanë qenë objekt i një çështjeje gjyqësore të ngritur nga një fans, i cili pretendon se vokali është nga një këngëtar tjetër.