HARTA/ Devijohet trafiku në Unazën Lindore, si do të bëhet lëvizja e mjeteve

Duke filluar nga sot, për shkak të punimeve në Unazën Lindore, do të devijohet trafiku, sepse është bllokuar kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.

Ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.

Njoftimi i ARRSH:

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!/albeu.com

 

 


Shtuar 13.11.2021 09:56

Tags: