Dyshime në çmontimin e qendrës bërthamore koreano-veriore
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu keqardhje, pasi ekspertët ndërkombëtarë nuk ishin ftuar në çmontimin e qendrës së testeve bërthamore, një veprim i njoftuar më herët nga Koreja e Veriut.

“Ai përshëndeti mbylljen e njoftuarqendrës bërthamore në Punggye-ri nga Koreja e Veriut’, u bë e ditur nëpërmjet deklaratës së publikuar nga zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric.

Gjithsesi është për të ardhur keq që ekspertët ndërkombëtarë nuk u ftuan për të qenë dëshmitarë të mbylljes së qendrës.

Sekretari Përgjithshëm shpreson që kjo masë e ndërtimit të besimit do të kontribuojë në përpjekjet për paqe të qëndrueshme dhe një denuklearizim të verifikueshëm të gadishullit korean.
Shtuar më 24/05/2018, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori