Punonjësi i një kompanie security gjendet pa jetë në aksin Tiranë-Durrës

Punonjësi i një kompanie security është gjetur në trotuar pa shenja jete.

Referuar informacionit paraprak të policisë, bëhet e ditur se viktima është shtetasi me iniciale I.D., 58 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale


Shtuar 19.06.2020 20:30