Dy tërmete të fuqishme në 24 orë, vendi në panik
Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi këtë të mërkurë Mesdheun. Lëkundjet e kishin epiqendrën 96 kilometra nga brigjet e Antalias, në Turqi dhe u ndjenë në orën 07:20 të mëngjesit (me orën lokale).

Sipas të dhënave të para, tërmeti kishte një thellësi prej 57 kilometrash dhe lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth.

Antalia është qyteti i pestë më i madh në vend dhe një destinacion tejet i preferuar nga turistët. Pikërisht këta të fundit në rrjetet sociale ndanë momentet e panikut që përjetuan.

Lëkundjet ishin të forta dhe zgjatën shumë. Mund të shihje ndërtesat që lëkundeshin, shumë e frikshme“, shkruajti një dëshmitar.

Përdorues të shumtë në Tëitter ndanë frikën e përjetuar, ndërsa të tjerë u lutën që të mos kishte të lënduar.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të tillë.

Një ditë më parë, e njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.8.

Shtuar më 12/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori