Dy të vdekur pas përplasjes së dy avionëve
Dy persona kanë gjetur vdekjen pas përplasjes së dy avionëve një ditë më parë. Mësohet se një avion luftarak F-16 është përplasur mbi Karolinën e Jugut me një avion të vogël privat. Dy personat që gjendeshin në avionin privat kanë vdekur, ndërsa piloti i avionit luftarak arriti të hidhej me parashutë.

Aksidenti ajror ndodhi rreth 11 milje nga pista e Charleston, tha një zyrtar vendas. Avioni luftarak F-16 ishte ngritur nga baza Charleston dhe ishte me mision trajnimi.

Sipas fakteve të para, piloti i F-16-s ishte duke folur me pikën e kontrollit në momentin e përplasjes”, tha koloneli Stephen Jost. Lidhur me këtë aksident tragjik, tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë. Fatkeqësisht, ende nuk janë gjetur trupat e dy viktimave. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2015, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori