Rrëzohet helikopteri turk në Greqi

Një helikopter privat turk është rrëzuar mëngjesin e sotëm në ishullin e Samos në Greqi.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona. Për fat të mirë nuk ka viktima.

Helikopteri ishte nisur nga Paros, ndërsa destinacion kishte Turqinë. Sipas ERT, në bordin e helikopterit ndodheshin 5 persona të cilët mbetën të lënduar lehtë.

Helikopteri është rrëzuar teksa po bënte ulje në Samos për tu furnizuar me karburant./albeu.com/