Dy të arrestuar për sulmin terrorist në Paris
Pëlqej
Dy persona të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi terrorist u arrestuan në Belgjikë, në kuadër të hetimit që ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015">2015Paris, bëri të ditur sot prokuroria federale belge.
Ndaj personit të parë të dyshuar, Ayoub Bazarouj u lëshua sot një mandat arresti, çfarë nënkupton privimin e lirisë në kohën e hetimit.

Personi i dytë, Soufiane A.A., u lirua me kusht nga hetuesi i dosjes.

Ayoub Bazarouj, një shtetas belg 24 vjeç i radikalizuar së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij ishin nisur drejt Sirisë. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2015">2015 në komunën Molenbeek që ndodhet në periferi të Brukselit dhe u lirua pas një muaji.

Tre ditë pas sulmeve ku u regjistruan 130 të vdekur më 13 nëntor të vitit 2015">2015Paris dhe Shën-Denis, shtëpia e familjes së tij u bë objekt i një operacioni të gjerë të policisë.

Hetuesit belgë mendojnë se Salah Abdeslam i dyshuari kyç i sulmeveParis, i shpallur në kërkim në atë periudhë ishte strehuar në lagjen Molenbeek, nga ku kanë dalë një numër i madh xhihadistësh.


Shtuar më 25/05/2018, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori