Kuvendi i Shqipërisë voton projektrezolutën pro Ukrainës, salla duartroket

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus. Pr.rezoluta u miratua në konsensus nga të gjitha palët, ndërsa pas votimit të saj, deputetët mbushën sallën me duartrokitje.

Pas miratimit, ka reaguar presidenti Ilir Meta i cili ka përshëndetur Kuvendin.

“Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë!
Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë, rajon e më gjerë, shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane!”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 21:05