Dy shpërthime të njëpasnjëshme trondisin Kabulin, 21 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë tronditur sot Kabulin. Sulmet kanë ndodhur pranë Parlamentit afgan në Kabul, duke lënë të paktën 21 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.

Sipas "Aljazeera", pjesa më e madhe e të vdekurve janë civilë, përfshirë dhe disa nga punonjësit e parlamentit.

Raportet sugjerojnë se ka qenë një kamikaz që ka hedhur veten në erë dhe një makinë me bombë e cila ka shpërthyer, por asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësine për sulmet deri më tani.

Një roje e sigurisë se parlamentit, i cili mbeti i plagosur ka thënë për "AFP" se "shpërthimi i parë ndodhi jashtë parlamentit, një numër punëtorësh të pafajshëm u vranë dhe u plagosën. Ngjarja është shkaktuar nga një kamikaz qe ecte në këmbë". /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".