Dy persona shtinë me armë gjatë një funerali, vdes adoleshentja
Mbrëmjen e së martës një adoleshente ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Oakland të Shteteve të Bashkuara.

16-vjeçarja që ndërroi jetë nuk mundi ti mbijetonte plagës së marrë në qafë, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë meshkuj dhe femra të grupmoshës nga adoleshenca e hershme e deri në të 20-at.

Policia ka bërë me dije se aty pranë po mbahej një funeral në lidhje me dy adoleshentë të tjerë që ishin mbytur në rezervuarin e qarkut Stanislaus. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se dy agresorët ishin duke ecur në këmbë. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori