Talenti 13-vjeçar shuhet nga jeta gjatë ndeshjes, babai:  Ishe legjenda jonë, ëndërronte Premier League

Samuel Victor Ovie Akwasi, talenti 13-vjeçar i Cavalliers U13, ka ndërruar jetë papritur duke u luajtur një ndeshje futbolli.

Besohet se ai ka bësuar një atak kardiak, ku është dërguar me shpejtësi në spital po nuk ka mundur të mbijetojë. Babai i tij, Tubman, tha se vdekja e Samuelit është një dhimbje me të cilën ai përballet çdo ditë.

Nottinghamshire Live raportoi se i ati tha: “Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa Samuelin. Ai ishte shumë i talentuar. Ai ishte një legjendë, legjenda jonë!”

Tubman tha se ëndrra më e madhe e djalit të tij ishte të bëhej një futbollist profesionist ku të luante në Premier League dhe të luante për Nottingham Forest.

“Kur Nottingham Forest fitoi në Wembley ai qau. Ai donte të luante për ta një ditë. Është një tragjedi me të cilën po përballemi familjarisht për momentin, jemi zemërthyer.”/ h.ll/albeu.com