Dy deputetë të "PASOK" kërkojnë të ndryshohet qeveria
Dy deputete greke të grupit parlamentar të PASOK, Katerina Baceli dhe Eva Kaini, kërkuan sot krijimin e një “qeverie universale”, pasi sic e argumentuan është e vetmja zgjidhje për vendin në këtë situatë.

Deputetja Kaili, tha për një TV, kjo kërkesë mbështetet nga 10 anëtarë të PASOK.

Kjo e fundit e cila dje i dërgoi një letër Kryeministrit duke kërkuar krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar me një kryeministër tjetër, sot e la të hapur mundësinë për të mos i dhënë të premten votën e besimit qeverisë, pasi prêt të mësojë rezultatet e takimit në Kanë.

Deputetja Baceli deklaroi se nuk është për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, pasi ato nuk e shpëtojnë vendin por e çojnë atë në anarki.
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori