Duterte: Do vras më shumë se 3 mijë njerëz po të jetë e nevojshme për të zhdukur narkomanët
“Ndëshkuesi” i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që autorizon ushtrinë për t’u bashkuar në luftën kundër drogës, të cilën ai e ka konsideruar “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Presidenti theksoi gjithashtu se nuk ka nevojë për kompetenca shtesë të rendit ushtarak në veprim, duke thënë se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ju rrjedh gjak për atë bir kur*e! Sa? 3000? Unë do të vras më shumë në qoftë se është e nevojshme për të hequr qafe përdoruesit e drogës. Mendova se do ta përfundoj fushatën brenda gjashtë muajve!”, tha Duterte, informon Reuters.
Reagimi vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Presidentit që t’i hapte rrugë trupave ushtarake të angazhoheshin në luftën kundër drogës.
Më shumë se 7,000 njerëz kanë rënë viktima të fushatës anti-drogë që ka ndërmarrë Presidenti Duterte, fushatë e cila ka nisur rreth 7 muaj më parë kur mori pushtetin./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori