U bllokua për disa orë nga inertet, hapet qarkullimi në aksin Elbasan – Librazhd

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin rrugor Elbasan – Librazhd ka filluar qarkullimi i mjeteve, që ishte ndërprerë për disa orë për shkak të shirave të dendur që kishin sjellë rënien e inerteve në rrugë.

“Pas punës së mjeteve dhe punëtorëve në kushte të vështira atmosferike, hapet për qarkullimi e mjeteve aksi Elbasan-Librazhd në një korsi, po punohet për korsinë tjetër”, njofton ARRSH.

Nërkohë në Murrash situata vijon të jetë e rëndë, ku mezi lëvizet me një aks./albeu.com