Duke u zënë me një grua nëna hedh fëmijën në tokë, ndërron jetë foshnja 3 muajshe
Një nënë 26-vjeçare nga Georgia është akuzuar se ka vrarë djalin e saj 3 muajsh dhe më pas ka mohuar krimin e rëndë.

Ajo është parë duke u zënë me një grua në një dyqan kozmetike dhe në një moment lëshon fëmijën nga krahu dhe ai ka rënë në beton. Pasi përfundoi sherrin e ëma e tij u largua dhe për fëmijën u kujdesën disa kalimtarë.

Fëmija ndërroi jetë menjëherë dhe për t’u bërë autopsia ai u dërgua për në spital.

Mësohet se 26-vjeçaria ka shkuar ta marrë fëmijën e saj një ditë më pas dhe në dëshminë e saj ka gënjyer.

Policia ka arrestuar gruan dhe një të afërm të saj për dëshmi të rreme.
Shtuar më 23/07/2019, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori