"Duke qenë ndryshe nuk më ndalon të bëj asgjë" (FOTO LAJM)

Luciana Kele Dorini nga Brazili ka lindur me një tumor të rrallë në fytyrën e saj.

Gjendja e saj njihet si malformimi arteriovenoz (AVM) një hallkë e mbledhur e enëve të gjakut nën lëkurë që shkakton shpërfytyrim.

37-vjeçarja ka bërë një sërë operacionesh kirurgjikale për të hequr tërësisht tumorin, por nuk i kanë funksionuar, përcjell albeu.com.

Ajo tashmë ka bërë 19 operacione për të kontrolluar gjakderdhjen e rrezikshme nga tumori dhe shprehet se nuk do t'i hyjë më operacioneve për ta hequr sepse mund ta përkeqësojnë më shumë atë.

"Unë mendoj se kam vuajtur tashmë si rezultat i operacioneve, duke qenë ndryshe nuk më ndalon të bëj asgjë. Natyrisht unë do ta mendoj mundësinë e operacionit për të zvogëluar vëllimin tumorit, por tani për tani, jo.

Unë dua të vazhdoj kështu siç jam", u shpreh ajo. /albeu.com/




Shtuar më 05/10/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori