Dua të zbres! Sekondat e tensionuara në ajër para tragjedisë së vajzës së miliarderit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tragjedia ajrore e vajzës së një biznesmeni të njohur në Turqi sëbashku me shoqet e saj pasi kishin shkuar për festën e beqarisë në Dubai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave turke.

Mina Basaran u vra në këtë aksident sëbashku me shtatë shoqet e saj si edhe tre persona nga stafi i avionit privat.

Avioni u rrëzua disa minuta pasi ishte ngritua nga Abu Dhabi duke u përplasur në malet e Iranit, ndërsa autoritetet kanë zbuluar se çfarë ndodhi në ajër disa sekonda para aksidentit tragjik.

I fundit që kishte komunikuar me avionin ishte një punonjës i kontrollit ajror në Iran, të cilit pilotja i kishte kërkuar që të ngjitej në 11 600 metra lartësi me qëllim shmangien e turbulencave si edhe uljen e konsumit të karburantit.

Kulla i kishte dhënë leje. "Por në momëntin kur kishte arritur lartësinë në fjalë "ajo më thërret sërish me një zë të tensionuar duke më kërkuar që të ulej sërish. I dhash leje dhe një moment avioni u ul në mënyrë të qendrueshme në lartësinë 10 900 metra. Pastaj, pash që pësoi një ulje të menjëhershme duke u zhdukur nga radarët"., ka treguar punonjësi iranian. /albeu.com/



Shtuar më 13/03/2018, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori