“Mbyllej me çelës në dhomë se kishte frikë”, babai i vrau nusen, i biri mes lotësh akuza të forta shtetit: Nuk morën masa, im atë i korruptoi me lekë

Partneri i Merushe Hazizit, Fajton Hoxha, në një rrëfim ekskluziv vjen për herë të parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ sqaroi atë se çfarë ndodhi.

“Përshëndetje! (Qan) Kam shumë gjera për të shprehur. Nuk mori masa shteti për këtë gjë. Kishte një muaj që i lutesha shtetit prej 1 muaj. Iknin dhe vinin, për arsye se babai im i dha lekë shtetit. Ndodhi kjo që ndodhi. Me policinë e Shtetit i ke me video me zë. Ai i thoshte; sa lekë do që ta marrësh djalin brenda. Ai dhe në Gjykatë futi lekë. Do i them të gjitha kur të vijë aty. Ata vinin në shtëpi këtu dhe nuk merrnin masa. Ndodhi kjo që ndodhi dhe më shkatërruan jetën time”, tha ai.

Ku ishe atë ditë?

Isha në punë me traktor në fshat. Sa ika unë. Më mori në telefon xhaxhai dhe më tha; po bërtet nusja. Ndodhi kjo që ndodhi. E mbyllja se e kishte frikë. Kishte frikë nga ai se e kërcënonte. E mbyllte nga brenda se kishte frikë, e kërcënonte ai. Kur vija unë, hapte derën ajo./bw