Dalin kuotat e basteve, ja kush është favorit për Kupën e Botës

Kompanitë e basteve kanë hedhur koeficientët e parë sipas të cilave Brazili është favorit më i madh për të fituar trofeun në Katar.

Brazilianëve iu dha një kout mesatare prej 5.5 për të fituar Kupën e Botës, dhe ndjekësit më të afërt janë Franca dhe Anglia me një mesatare të kuotës prej 6.5.

Pas tyre vijnë Spanja 9, Argjentina 10, Gjermania 12, Belgjika 13, Portugalia 13 dhe Holanda 13.

Zelanda e Re ka shanset më të pakta për të fituar Kupën e Botës me një probabilitet prej 2,001, përpara Kosta Rikës me 1,501.

Këto kuota do të ndryshojnë me afrimin e Kampionatit Botëror.


Shtuar 2.04.2022 12:59