Drashkoviq: "Perëndimi po anon nga njëfarë pavarësie për Kosovën"
Albeu.com
Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq për gazetën e sotme "Veçernje Novosti" të Beogradit duke e vlerësuar si "gabimi më i madh"  konkluzionin e GK-së që statusi të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq ka deklaruar për gazetën e sotme "Veçernje Novosti" të Beogradit se anëtarët perëndimor të Grupit të Kontaktit edhe më tutje po anojnë nga një lloj pavarësie për Kosovën" edhe pse ky qëndrim i tyre sot nuk është aq rezolutë sikurse ka qenë në fillim të negociatave mbi statusin e saj.

{nl}

Drashkoviq ka vlerësuar se "gabimi më i madh" i GK ka qenë që në fillim të negociatave e ka miratuar dhe disa herë e ka përsëritur konkluzionin se vendimi përfundimtar mbi statusin e Kosovës do të jetë në harmoni me vullnetin e popullit të Kosovës. Ai ka thënë se nëse vendimi i Këshillit të Sigurimit të KB mbi statusin e Kosovës do të jetë i pavolitshëm për Serbinë ajo duhet të ndërtohet si "shtet i fuqishem dhe i respektuar i Bashkimit Evropian", me lidhje të forta ekonomike, politike e ushtarake me vendet kryesore të botës. Atëherë edhe do të jepet rasti për korrigjime eventuale të vendimit të gabuar", ka theksuar Drashkoviq. Pyetjes se rreth kujt ndërkohë do të mund të negociojnë Beogradi e Prishtina, Drashkoviq është përgjigjur se mund të negociojnë rreth decentralizimit dhe kompetencave të komunave, llojit të lidhjes me Serbinë, numrin e zonave mbrojtëse rreth kishave e manastireve dhe për çështjet ekonomike. rtk

Shtuar më 14/11/2006, ora 14:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori