Drashkoviç kundër pavarësisë së plotë të Kosovës
Albeu.com
Drashkoviç tha se vendi i tij nuk pranon pavarësi të Kosovës Ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen në Salzburg të Austrisë për të diskutuar çështje të ndryshme nga financimi i territoreve palestineze e deri te Ballkani Perëndimor.Para fillimit të këtij takimi, minisitri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të zi, Vuk Drashkoviç tha për BBC-në se vendi i tij nuk mund të pranojë një Kosovë tërësisht të pavarur.

Bisedimet për statusin e Kosovës pritet të rifillojnë së shpejti, me shumë vetë në komunitetin ndrëkombëtar që preferojnë që ajo të jetë një shtet në vetvete.

Por zoti Drashkovic tha se ai do t'i sjellë një mesazh homologëve të tij evropianë se Serbia nuk mund të pranojë një kosovë tërësisht të pavarur dhe se kjo do të jetë poshtërim për serbët, por gjithashtu do të jetë e rrezikshme për rajonin dhe për gjithë Evropën.

Por problemi i tij më imediat është se bisedimet për marrëdhënie më të ngushta me BE-në që pritet të fillojnë muajin tjetër, mund të shtyhen nëse Serbia nuk arreston gjeneralin Mlladiç që akuzohet për masakrën e Srebrenicës ku mijëra djem dhe burra myslimanë u vranë.

Por Drashkoviç e pranon se ushtria dhe policia serbe po e mbrojnë gjeneralin dhe se ato nuk janë tërësisht nën kontrollin e qeverisë. bbc
Shtuar më 10/03/2006, ora 10:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori