Drashkoviç: Kosova e pavarur trondit Ballkanin Perëndimor
Pëlqej
Albeu.com
Drashkoviç këto komente i bëri në takimin ministror të Këshillit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi në Moskë.

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç ka deklaruar se vendimi për shpalljen e Kosovës për shtet të njohur ndërkombëtarisht, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Aktit përfundimtar të Helsinkit, do të trondiste rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të bëhej precedent për vatrat e tjera të krizës. Drashkoviç këto komente i bëri në takimin ministror të Këshillit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi në Moskë. Sipas Drashkoviqit, Grupi i Kontaktit dhe Këshilli i Sigurimit të KB mund të shmangin rezultatin e tillë nëse nyja gordiane e Kosovës zgjidhet me kompromis në interes të shumicës shqiptare, shtetit të Serbisë dhe stabilitetit në tërë rajonin.

Shtuar më 01/11/2006, ora 14:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori