Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
Presidenti francez Emmanuel Macron ka
lëshuar mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian, pasi është përballur me kritika të ashpra nga shumë kolegë të vendeve të tjera
anëtare të BE-së për mos pajtimin në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, dëshmon për “360 gradë” një diplomat i pranishëm në takim.
Tema e zgjerimit është rihapur përsëri sot nga disa lider të vendeve
anëtare, të cilët kanë kritikuar ashpër presidentin Makron për “paaftësinë për të perceptuar pasojat e mos dhënies së një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor”.
Ndërkohë, thuhet se
presidenti francez i zemëruar ka
lëshuar sallën plenare në ndërtesën “Evropa” në Bruksel.
Shtuar më 18/10/2019,
ora 17:40