Dramatike, polici vret burrin pasi nuk iu bind urdhrit (VIDEO)
Policia në San Diego të SHBA-ve ka publikuar pamjet e momentit kur një zyrtar policie qëllon për vdekje një burrë, i cili po ecte në drejtim të tij dhe bërtiste “Trump është djalli”.

I dyshuari Vaughn Denham, 48-vjeç, raportohet se kishte sulmuar një person me hanxhar, pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur.

Zyrtari policor Corey Pitts, i ishte përgjigjur telefonatës për incidentin e ndodhur më 8 gusht të vitit 2017, dhe kur u mundua të ndërhyjë, Denham i doli përpara veturës së policisë dhe filloi ta godiste me zinxhirë.

Zyrtarët e lartë policor në San Diego kanë njoftuar se polici kishte reaguar në vetëmbrojtje, duke pretenduar se nuk duhet cilësuar si akt kriminal të shtënat.

Si pasojë e plagëve të marra nga dy plumbat e shkrepur nga Pitts, i dyshuari ka ndërruar jetë në spital, kurse raporti i mjekëve ligjor ka treguar se viktima kishte përdorur kanabis, metafetaminë dhe lëndë tjera narkotike.
Shtuar më 25/05/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori