"Dorëhiqet" nga gara Hillari Klinton, "çmenden" amerikanët (VIDEO)
Edhe 32 ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa një komedian amerikan ka luajtur rolin e një gazetari në rrugët e Neë York duke i bërë kalimtarët që të besojnë se Hillary Clinton ka dhënë dorëheqjen nga gara Presidenciale pasi është diagnostikuar me Zika.

Tyler Fischer, ka pretenduar se është një reporter i "BBC America" dhe informon publikun për "lajmin" se Hillary ka dhënë dorëheqjen pasi është sëmurë dhe Donald Trump me shumë gjasa do të jetë fituesi i kësaj gare.

Por si e kanë pritur njerëzit idenë se tashmë Trump nuk ka më rivalë?!

Kalimtarët, pasi e kanë dëgjuar lajmin rastësisht, shokohen, madje disa prej tyre kanë thënë se kjo pritej.

Njerëzve që kanë shprehur frikë për të ardhmen nëse Trump do të vijë në pushtet, Fischer i ka pyetur edhe nëse do të vijojnë të qendrojnë akoma në SHBA, ata ka shprehur besimin se do të largohen, ndërsa një djalë është shprehur se "Jo, pasi Kanadaja do të ndërtojë një mur që do të mbajë amerikanët jashtë", duke ironizuar qëndrimet e kandidatit republikan për emigrantët. /albeu.com/

Shtuar më 06/10/2016, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori