Dorëzohet një nga terroristët, 7 të tjerë arrestohen (VIDEO)
Një nga autorët e masakrës së Parisit, 18-vjeçari Hamyd Mourat është vetëdorëzuar në polici, ndërsa janë arrestuar edhe 7 persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Policia ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Cherif Kouachi dhe vëllain e tij, Said Kouachi.

18-vjeçai i vetëdorëzuar ka ndihmuar dy vëllezërit Kouachi të largohen me makinë nga vendi i ngjarjes.

Adoleshenti Mourat ka thënë përpara forcave policore se në kohën që ka ndodhur ngjarja ka qenë në shkollë.

Dyshimet e para bien se sulmi ka qenë i mirëorganizuar dhe është zgjedhur një ditë e veçantë, kur në redaksi kanë qenë drejtori, karikaturistët, gazetarat dhe i gjithë stafi.

Kjo lë dyshime të forta se bashkëpunëtorët kanë qenë edhe të brendshëm.

Ndërsa, policia franceze po punon intensivisht për arrestimin e dy vëllezërve të identifikuar tashmë./albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori