Dorëhiqet qeveria egjiptiane (FOTO LAJM)

29 janar 2011 -Mijëra protestues vazhdojnë me protestat antiqeveritare në Egjipt. Deri më tani, dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Shikoni fotografitë ...
Protesta në Egjipt (Foto: AFP)
Kabineti qeveritar i Egjiptit ka dhënë zyrtarisht dorëheqje, njoftoi televizioni shtetëror i vendit. Ky hap vjen pas premtimit të presidentit Hosni Mubarak për shpërbërje të qeverisë në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Mubarak tha se do të vazhdojë të mbetet në detyrë, përkundër thirrjeve të protestuesve për largimin e tij.

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve ushatarke për respektim të shtet-rrethimit, mijëra persona vazhdojnë të protestojnë në disa qytete të Egjiptit, përfshirë Kajron dhe Aleksandrinë.

Ndërkohë, ka arritur në 38 numri i personave që kanë humbur jetën gjatë dy ditëve të fundit në protestat antiqeveritare në Egjipt. Autoritetet shëndetësore njoftojnë edhe për 2,000 të plagosur.


Shikoni fotografitë nga protestat:

Shtuar më 29/01/2011, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori