Dorëhiqet Presidenti i Paraguait
Presidenti i Paraguait, Horacio Cartes, dha dorëheqjen, në mënyrë që të marrë një vend në Senat.

Mandati i tij pesëvjeçar për president do të përfundojë në gusht dhe sipas Kushtetutës, pas përfundimit të mandatit, presidenti mund të bëhet anëtar i përjetshëm i Senatit, por pa të drejtë votimi, transmeton AP.

Megjithatë, Cartes fitoi një mandat të plotë në zgjedhjet e muajit të kaluar, i cili sipas agjencisë do ta ndihmojë atë të zgjasë ndikimin e tij politik në të ardhmen.

Me ligj, për t'u bërë senator, ai duhet më parë të japë dorëheqjen si president.

Dorëheqja duhet të konfirmohet nga Senati dhe deri në zgjedhjen e presidentit të ri, në krye të shtetit do të jetë zëvendës presidentja Alice Puchet.

Shtuar më 28/05/2018, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori