Dorehiqet presidenti gjerman
Albeu.com
Presidenti i Gjermanisë Horst Kohler sot shpalli dorëheqjen e tij, duke thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë. Hapi pasoi kritikat ndaj komenteve të fundit të tij lidhur me misionin e Gjermanisë në Afganistan.
Pas një vizite në Afganistan, Kohler pati deklaruar se opinioni gjerman dalë nga dalë po e kupton idenë se Gjermania duhet të përgatitet për t’i përdorur forcat ushtarake jashtë vendit. Ai tha se veprimi i tillë do të ishte i paimagjinueshëm për të mbrojtur interesat gjermane, siç janë “rrugët e tregut të lirë” apo për të parandaluar jostabilitetin rajonal. Kritikët e akuzuan Kohlerin se mbështet diplomacinë e armëve.
Shtuar më 31/05/2010, ora 15:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori