Dorëhiqet kryeministri i Francës
Pëlqej
Kryeministri i Francës, Manuell Valls i ka dorëzuar sot Presidentit Francois Hollande dorëheqjen e kabinetit qeveritar.

Ai ka marrë leje për formimin e një kabineti të ri qeveritar.

Kjo dorëheqje ka ardhur pas kritikave të ashpra që erdhën nga ministri i Ekonomisë Arnaud Montebourg, lidhur me politikat ekonomike që po ndiqte qeveria.

Disa momente pas dorëheqjes, Presidenti doli me një deklaratë ku i kërkonte kryeministrit të formonte një kabinet të ri qeveritar “i cili bazohen me objektivat që ai ka për vendin”. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori