Dorëhiqet gazetari amerikan që kritikoi Izraelin
Spikeri i CNN Jim Clancy është dorëhequr pas lëshimit të kritikave të ashpra kundër Izraelit.

Clancey është larguar nga kjo punë që e bënte prej 34 vitesh vetëm pse tha se “për sulmin mbi Charlie Hebdo fajtor jo pak është edhe shteti izraelit".

"Këto karikatura kurrsesi nuk përqeshin profetin. Ato përqeshin përpjekjet e masave që duan ti ndryshojnë fjalët e tij. Të jeni të kujdesshëm", shkroi Clancy në profilin e tij në Twitter.

Televizioni amerikan pak më vonë dha lajmërimin se Jim Clancy nuk është më në CNN dhe se falenderohet për kontributin e tij 30-vjeçar në punën si gazetar./albeu.com/

Shtuar më 18/01/2015, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori