Pakistani në zi, vajton mbi 50 të vrarë nga tragjedia e dyfishtë, midis viktimave 10 fëmijë

Pakistani është tronditur nga një tragjedi e dyfishtë.

Gjatë orëve të fundit në vend janë shënuar dy aksidente, ku kanë humbur jetën më shumë se 50 persona, midis tyre edhe fëmijë.

Siç raportojnë mediet vendase, 41 viktima u regjistruan nga aksidenti i parë, ku një autobus plot me pasagjerë ra në një luginë.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Bela në provincën Balochistan.

Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin “të paidentifikueshëm”.

Zyrtari lokal, Hamza Anjum, i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit janë në gjendje “të rëndë”.

Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë.

“Ne do të hetojmë shkaqet e aksidenti”, tha Anjum, dhe shtoi se testet e ADN-së do të përdoren për të përcaktuar identitetin e personave.

Ndërkohë 10 fëmijë humbën jetën tragjikisht në aksidentin e dytë, ata u mbytën , pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbys ndërsa ktheheshin nga një udhëtim në një shkollë islame.

Varka me fëmijët u përmbys në liqenin Tada Dam, pranë kufirit me Afganistanin. 10 fëmijët që humbën jetën ishin të moshës 7-14 vjeç, ndërsa 11 fëmijë të tjerë u shpëtuan me gjashtë prej tyre në gjendje kritike./albeu.com/