“Rrini vigjilentë…”, Artan Hoxha paralajmëron një tjetër ngjarje të rëndë pas asaj që ndodhi në Fushë Krujë

“Rrini vigjilentë…”, Artan Hoxha paralajmëron një tjetër ngjarje të rëndë pas asaj që ndodhi në Fushë Krujë

Dhuna barbare e fisit të Rrahman Rrajës ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, prej më shumë se 48 orësh është në qendër të vëmendjes së opinionit publik,.

Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu shkaktoi një ditë më parë edhe një “tërmet” të fortë politik në radhët e mazhorancës, pasi deputeti Rrahman Rrahja dha dorëheqjen nga mandati, ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra.

Por për gazetarin investigativ Artan Hoxha ende asgjë nuk ka përfunduar, duke theksuar se duhet të vijojmë të qendrojmë vigjilentë pasi një tjetër ngjarje pritet të ndodhë, e cila do të ketë si qëllim sfumimin e dhunës në Fushë Krujë e cila i “nxiu” sërish “fytyrën” qeverisë së Edi Ramës, duke treguar se shteti ëhstë i pafuqishëm përballë krimit.

Gazetari Hoxha thekson se tashmë është e qartë se sa herë që ka ngjarje të rënda të cilat prekin qeverinë, një tjetër ngjarje pritet të ndodhë në orët në vijim për të mbuluar të parën, duke e lidhur me videon e Safet Gjicit.


Postimi i Artan Hoxhës:

Mere Fizi: Mire e ke zotrote, gjylja e madhe plasi….

Zakonisht, kur ndodh nje skandal me interes te madh per publikun dhe qe demton imazhin e udheheqesit, “industria” e prapagandes se pushtetit, brenda pak oresh krijon nje skandal tjeter per te shfokusuar vemendjen dhe per te çorientuar publikun…

Keshtu qe rrini vigjilent.

Sepse ne oret ne vijim, do te kete nje skandal tjeter, te krijuar per te mbuluar zhurmen e te parit…

E vetmja “industri”, qe nuk çedon asnjehere ne kete vend, eshte vetem ajo e propagandes…

Video e Safet Gjicit u bë publike në 16 qershor, pikërisht dy ditë pasi u anullua mbledhja e përbashkët e dy qeverive e asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kulmin e debatit politik në distancë mes Ramës dhe Albin Kurtit, video e Safetit Gjicit mori gjithë vëmendjen e opinioniit publik në Shqipëri, duke bërë që të sfumohej kriza mes dy kryeministrave dhe të mos ishte më “ushqim” për konsum politik në mediat shqiptare.

Tashmë na mbetet vetëm të presim sipas “këshillave” të Artan Hoxhës se cila do të jetë “bomba” e radhës”.

/AlbEu.com/


Shtuar 9.07.2023 09:31