Donald Trump i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Kim Jon-Un
Presidenti Donald Trump ka reaguar pas deklaratave të delegacionit të Koresë së Veriut në Jug se është e gatshme të ndalojë testimin e armëve bërthamore, në qoftë se tërhiqen kërcënimet ndaj vendit.

"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë", u shpreh presidenti amerikan, duke mos dhënë asnjë shenjë se mund të ketë bisedime me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, përcjell albeu.com

Koreja e Veriut gjithashtu shprehu gatishmërinë për të zhvilluar një dialog me Shtetet e Bashkuara mbi de-nuklearizimin dhe diplomacinë.

Të dy Koreat tani kanë rënë dakord të hapin një dialog midis udhëheqësve të tyre për të lehtësuar tensionet ushtarake dhe për të pasur koordinim të ngushtë.

Kim thuhet se shprehu dëshirën e tij për të "shkruar një histori të re të ribashkimit kombëtar" . /albeu.com/




























Shtuar më 06/03/2018, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori