Donald Trump do këshillohet nga dhëndri i tij (FOTO LAJM)

Mediet amerikane kanë shkruar se dhëndri i Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, Jared Kushner, do të emërohet këshilltar i lartë i presidentit.

Zyrtarët me ekipin e tranzicionit të Presidentit Donald Trump, konfirmuan lajmin kanaleve televizive "NBC" dhe "CNN".

Kur e pyetën të hënën për një rol të mundshëm të zotit Kushner në administratën e tij, presidenti i zgjedhur Trump tha: "ne do të flasim për këtë të mërkurën."

mërkurën, Donald Trump pritet të mbajë një konferencë të shumëpritur shtypi, ku do të flasë për çështje të ndryshme, përfshirë çështje etike në lidhje me bizneset e tij.

Ndërkohë, 35 vjeçari Jaret Kushner është martuar me vajzën e Trumpit, Ivanka. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2017, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori