Donald Trump dhuron 1 mln dollarë për të prekurit nga uragani Harvey
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të dhurojë 1 milion dollarë, nga pasuria e tij, në ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Teksas dhe Luiziana pas rrënimit që solli uragani Harvey.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë ditën e enjte.

“Ai ka premtuar, me krenari, 1 milion dollarë nga pasuria e tij personale, për të ndihmuar njerëzit e Teksasit dhe Luizianës”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për gazetarët.

Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar nëse paratë do të vinin nga Presidenti Trump apo nga fondacioni i tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori