“Gjej pretekst tjetër për t’u ndarë nga Donaldi, jo mua”, kushërira e Beatrixës i përgjigjet Ermal Mamaqit (VIDEO)

Pas bujës që bëri batuta lidhur me Bora Zemanin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe vendimit të Beatrixës për të mos marrë pjesë në darkën me banorët, Ermal Mamaqi reagoi përmes një tjetër videoje. Donaldi u shpreh i habitur nga veprimi i partneres së tij ndërsa shtoi se nuk ka thënë asgjë për ta bërë të ndihet keq. Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë.

Mes të tjerash, ai iu drejtua këngëtares duke thënë se nuk dëshiron që të jetë ai shkak një ndarjeje mes tyre. “Shko te djali dhe pastaj gjej ndonjë gjë tjetër për t’u ndarë.” i tha ai mes të tjerash. “Fakti që ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është. Të lutem shko se ai djalë besoj se ndjen diçka dhe u mërzit.

Kështu që ke ende kohë të shkosh ta bësh të lumtur. Nuk do të doja të isha unë shkak për këtë problem që është krijuar mes jush. Bëni çfarë të doni, nuk e ka unë fajin pse ndaheni ju. Shko te djali dhe pastaj gjej ndonjë gjë tjetër për t’u ndarë”, tha Ermali. Por pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i kushërirës së Beatrix, Anxhelina Hadërgjonaj, e cila ka sqaruar se pse Beatrix është prekur.

“Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret( sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson). Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos (per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!” ka shkruar Anxhelina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)


Shtuar 12.02.2022 09:13