Cindy Marina feston ditëlindjen e 25-të, Jozefina Topalli i bën urimin e veçantë

Cindy Marina feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe sigurisht s’kishte si të mungonte urimi i vjehrrës së saj, ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Përmes një “story” në “Facebook”, Jozefina uroi Cindyn në këtë ditë kaq të rëndësishme, jo vetëm për atë, por për të gjithë që janë afër ish-missit.

“Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”, shkruan Jozefina.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë janë së bashku dhe po shijojnë dashurine e tyre. Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen dhe shfaqen kudo së bashku. Më herët ish-missi dhe ish-moderatorja e sportit foli për marrëdhënien që ajo ka me Jozefinën për të cilën tha se nuk ndërhyn asnjëherë në lidhjen e tyre dhe gjithçka thotë është ‘vetëm të jeni ju të lumtur’.


Shtuar 18.07.2023 17:10