Domethënia e emrave të qyteteve më të rëndësishëm në botë
Ndoshta rrallë kemi menduar rreth asaj se nga e kanë origjinën emrat e disa prej qyteteve më të rëndësishëm në botë.

Por faqja “FlyAbuDhabi.co.uk” ka nxjerr në pah etimologjinë e disa prej qyteteve më të rëndësishëm në planet.

Etimologjia e disa prej emrave të qyteteve të rëndësishëm

Nju Jork-u është emërtuar sipas Dukës Anglez të Jorkut, në vitin 1664.

Varshavë do të thotë ‘t’i takosh “Worsz”‘ (emërtuar nga fisniku që ka formuar qytetin).

Hong- Kong nga ‘hong’, që do të thotë “me aromë të këndshme” dhe “kong”, që do të thotë port.

Amsterdam është emërtuar sipas pendës në lumin “Amsfel”. Praga, nga ‘prah’, që do të thotë i “shpejtë”.

Vjena, nga fjala kelte ‘windo’, që do të thotë e ‘ndritshme’ ose ‘i drejtë’.

Bruksel, nga ‘broek’ që do të thotë ‘marsh’ dhe ‘zele’, që do të thotë ‘marrëveshje’.

Venediku, bazuar në rrënjën indoevropiane ‘wen’, që do të thotë “dashuri”.

Stamboll, me prejardhje nga greqishtja, që do të thotë “në qytet”.

Firencia, nga fjala latine ‘florens’, që do të thotë ‘lule’.

Vankuver, i emërtuar sipas zbuluesit George Vancouver.

Los Anxhelos, nga spanjishtja, që do të thotë ‘engjëjt’.

Petra, nga fjala ‘petros’, që do të thotë ‘gur’ ose ‘shkëmb’.

Roma, emërtuar sipas mbretit të parë dhe themeluesit të qytetit ‘Romuli’. Athina është emërtuar sipas perëndeshës greke ‘Athena’.

Kiev nga ‘Kyi’, themeluesi i qytetit.

Toronto nga termi “Iroquois”, që do të thotë ‘ku janë drunjtë në ujë’.

Las Vegas nga spanjishtja, që do të thotë ‘livadhet’. Dubai prej ‘dibba’, që do të thotë “karkalec”.

Buenos-Aires, nga spanjishtja, që do të thotë ‘pamje të mira’ ose ‘erëra të drejta’.

Shangai, nga fjala ‘shang’, që do të thotë ‘sipër’ dhe ‘hai”, që do të thotë ‘det’.

Pekin (Beijing, nga gjuha kineze “bei”, që do thotë “veri” dhe “jing”, do të thotë “i madh”.

Riad nga “rawdoh”, që do të thotë “kopshte” ose “livadhe”.

Jerusalem, nga ‘uru’ dhe ‘shalem’, që do të thotë ‘fondacioni Shalem”.

Bangkok, nga ‘bang’, që do të thotë ‘fshat i vendosur në lumë’ dhe ‘ko’ që do të thotë ‘ishull’.

Abu Dhabi do të thotë ‘babai i gazelës’.

Singapor, nga ‘singo’, që do të thotë ‘ton’ dhe ‘pura’, që do të thotë ‘qytet’.

Tokio, nga ‘Io’, që do të thotë ‘lindje’ a ‘kyo’, që do të thotë “i madh”.

Seul, nga fjala koreane, ‘seo’ul’, që do të thotë ‘kryeqytet’.

Kuala-Lumpur, ku lumi “Kiang” dhe ai “Gombak” takohen, të ashtuquajtur ‘bashkërrjedhje e turbullt’.

Phuket, nga fjala ‘buldt”, që do të thotë “bjeshkë”. ./Albeu.com/
Shtuar më 07/05/2016, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori