Doli nga koma pas helmimit, si është gjendja e liderit opozitar rus
Pak pasi doli nga koma, kanë dalë detaje për gjendjen e liderit opozitar rus Navalny.

Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, është përmirësuar dhe ai tani është në gjendje të flasë, raportojnë Der Spiegel dhe mediat tjera.

Lideri opozitar, 44-vjeçar, është duke u trajtuar në një spital në Berlin, pasi i është përkeqësuar gjendja në Siberi muajin e kaluar.

Mjekët gjermanë kanë thënë se ai i është ekspozuar agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.

Shtuar më 10/09/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori