Dokumentet sekrete, lufta e madhe është shumë pranë
Pëlqej
Kina në qetësi po ndërton rrjetin e kampeve të refugjatëve përgjatë kufirit të vet të gjatë 1416 kilometra me Korenë Veriore në pritje të derdhjes masive të njerëzve nga ky shtet e cila mund të ndodhë pas rrëzimit potencial të regjimit të Kim Jong Un’it, shkruan Tom Phillips për Guardian.

Për ndërtimin e kampeve i pari ka shkruar New York Times, gazetarët e të cilit kanë arritur ta shtinë në dorë dokumentin intern të gjigantëve shtetëror të telekomunikacionin në Kinë të cilëve iu është besuar detyra të sigurojnë qasje në internet nëpër kampe.

Fjala është për dokumentin e China Mobile, dhe sipas të cilit shihet se po ndërtohen së paku pesë, dhe me siguri edhe më shumë kampe për refugjatë në provincën Jilin. Në dokument shkruan se “Për shkak të tensioneve në kufi, komiteti i Partisë Komuniste dhe pushteti i rrethit Changbai kanë propozuar ndërtimin e pesë kampeve të refugjatëve në këtë rreth”. Përveç kësaj, në dokument ceken edhe tri lokacione të sakta të kampeve, derisa New York Times ka marrë vesh për edhe dy lokacione nga burime tjera, transmeton gazetametro.net.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lu Kang ka refuzuar të komentojë ekzistimin e kampeve, por nuk e ka mohuar këtë, duke thënë shkurt “se ka parë raportimet për këtë”. Në dokumentin e cekur është theksuar edhe numri kontaktues i të punësuarve në China Mobile të cilët e kanë përpiluar atë, por se në atë numër askush nuk lajmërohet.

Gjithsesi, nga dokumenti është e dukshme brengosja e Pekinit për shkak të jostabilitetit potencial politik, apo madje edhe të kolapsit të regjimit në Korenë Veriore. Eksperti për Korenë Veriore nga universiteti Renmin në Pekin, Cheng Xiaohe, nuk ka mundur ta konfirmojë origjinalitetin e dokumentit, por ka shtuar se si do të ishte papërgjegjësi e Kinës sikur të mos përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

“Në Gadishullin Korean tensionet janë shumë të larta… janë në prag të luftës. Si fuqi e madhe botërore, por edhe si shtet fqinj, Kina duhet të përgatitet për çdo mundësi”.
Shtuar më 13/12/2017, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori