Doktori serb, gati të dëshmojë kundër Haradinajt
Shefi i koordinues për Jugun e Serbisë, Zoran Stankoviç, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatën franceze kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Stankoviç ka thënë se do përgjigjej si dëshmitar ekspert kundër Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po mbahet në Francë në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar si i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

"Është detyra jonë të themi atë që kemi mësuar dhe gjetur gjatë autopsisë", ka thënë doktori Stankoviç për gazetën ruse "Sputnik". /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori