Hapet rruga Kardhiq – Delvinë, Saranda shumë më afër

Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e re Kardhu – Delvinë e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës është gati.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila publikoi pamje të këtij aksi rrugor dhe bërë të ditur se nga sot do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.

Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe Shqipërisë.