"Do ia dalim vetë": Të zhgënjyer pa masë, italianët djegin flamurin e BE-së (VIDEO)

Italia është në luftë të hapur me pandeminë, e megjithatë ndihma nga vendet e Europës nuk është parë gjëkundi. E pikërisht ky qëndrim i shteteve, ka zhgënjyer italianët ku disa kanë vendosur të djegin publikisht flamurin e BE.

Në protesta që po zhvillohen thirrjet po shtohen me kërkesa nga më të ndryshmet. Disa duan që të braktiset zona e euros dhe të rikthehet lira italiane si monedhë zyrtare.

Të tjerë shkojnë dhe më larg duke kërkuar me banderola dhe thirrje, daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian.

Në Xhenova, disa banorë i vunë flakën flamurit të BE nën thirrjet “Jemi italianë, do ia dalim vetë”.

Incidente të ngjashme me djegie të flamujve të BE ka pasur dhe në zona të tjera të Italisë, gjithsesi konsiderohen sporadike. Ndërsa në rrjet mbështetësit kanë krijuar hashtagun #CiSalviamoDaSoli.
Shtuar më 29/03/2020, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori