Dënohet në SHBA pirati që kishte sulmuar llogaritë e 600 personave
Një gjykatë në Pensilvani ka dënuar me 18 muaj burg Ryan Collins, të njohur ndryshe si djalin që ka ndërhyrë në privatësinë e VIP-ave.

36-vjeçari u shpall fajtor, pasi vodhi fjalëkalimet e rrjeteve sociale, kartave të kreditit dhe adresave “iCloud” të mbi 600 njerëzve.

Por pjesë e “viktimave të tij virtualë” ishin edhe emra të njohur, si aktoret Jenifer Lawrence, Kate Upton, Scarlett Johansson dhe Kirsten Dunst.

Dëmi më i madh që Ryan Collins u shkaktoi atyre ishte ndërhyrja në adresat e tyre “iCloud”, që janë të lidhura me pajisjet “smarthphone”, nëpërmjet të cilave ai mori të gjitha materialet që ato mbanin nëpër telefona apo adresa “Gmail”-i.

Rasti i tij ka bërë bujë të madhe mediatike dhe ka ngritur këmbanat e alarmit mbi privatësinë dhe informacionet që njerëzit mund të ruajnë në pajisjet e tyre teknologjike.

Collins publikoi foto nudo të aktores fituese të çmimit “Oscar”, Lawrence, pikërisht në faqen e saj zyrtare të internetit.

Me pas pamjet morën dhènë. Kjo e fundit e cilësoi ndërhyrjen në privatësinë e saj si një “krim seksual”, e njëherësh ka nisur një fushatë të gjerë, që faqet “online” të mos përfitojnë financiarisht nga klikimet, të cilat i marrin pasi publikojnë materiale nudo.

Edhe pse u shfajësua se fotografitë e saj ishin për një set fotografik artistik, daljet në publik të Lawrence pas skandalit kanë qenë të pakta. /tch/


Shtuar më 28/10/2016, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori